Bota

Zgjedhjet Presidenciale në RMV, Gordana Siljanovska drejt fitores

Siljanovska kryeson bindshëm me 62%, teksa presidenti aktual Stevo Pendarovski ka arritur të mbledhë vetëm 30.4% të preferencave.

8 Maj 2024, 21:59 Nga B.Z
Zgjedhjet Presidenciale në RMV, Gordana Siljanovska drejt fitores
Gordana Siljanovska

Maqedoni e Veriut - Kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut. Pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në vendin fqinj, ndonëse është numëruar vetëm një pjesë e votave, Siljanovska kryeson bindshëm me 63.09%, teksa presidenti aktual Stevo Pendarovski ka arritur të mbledhë vetëm 30.31% të preferencave. Raundi i dytë i presidenciale mund të quhet i vlefshëm pasi dhe KSHZ konfirmoi se pjesëmarrja në votime kaloi pragun e nevojshëm të 40%.

Zgjedhjet Presidenciale në RMV, Gordana Siljanovska drejt fitores

Në vend të dytë është renditur Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit me 14.42% të votave ndërsa në vend të tretë ka zbritur koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, LSDM që aktualisht është në pushtet, por që ka vetëm 14.67% të votave.

Koalicioni VLEN i partive opozitare shqiptare është i katërti me 11.38% të votave. Pas daljes së këtyre rezultateve LSDM në pushtet tha se do të pranonte verdiktin e popullit.

gordana siljanovska zgjedhje rmv

Sondazh

Poll