Bota

Dy vjet pasi e legalizoi për përdorim rekreativ, Tajlanda do rikriminalizojë kanabisin

Gjithashtu lëvizjet vijnë pavarësisht rritjes së shpejtë të sektori vendas të shitjes me pakicë për marihuanën, me dhjetëra mijëra dyqane dhe biznese që u shfaqën në Tajlandë në dy vitet e fundit, në një industri që parashikohej të arrinte në 1.2 miliardë dollarë deri në vitin 2025. 

8 Maj 2024, 21:39 Nga E. D
Dy vjet pasi e legalizoi për përdorim rekreativ, Tajlanda do
foto ilustruese

TAJLANDË- Kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin tha sot se do ta rikthejë kanabisin si lëndë narkotike deri në fund të vitit duke paraqitur një kthesë të çuditshme vetëm dy vjet pasi u bë një nga vendet e para në Azi që dekriminalizoi përdorimin e tij rekreativ. Gjithashtu lëvizjet vijnë pavarësisht rritjes së shpejtë të sektori vendas të shitjes me pakicë për marihuanën, me dhjetëra mijëra dyqane dhe biznese që u shfaqën në Tajlandë në dy vitet e fundit, në një industri që parashikohej të arrinte në 1.2 miliardë dollarë deri në vitin 2025. 

“Dua që Ministria e Shëndetësisë të ndryshojë rregullat dhe të rirendisë kanabisin si një narkotik. Ministria duhet të nxjerrë shpejt një rregull për të lejuar përdorimin e tij vetëm për qëllime shëndetësore dhe mjekësore”, ka thënë kryeministri Srettha Thavisin në platformën e mediave sociale X.

Kanabisi u dekriminalizua për përdorim mjekësor në vitin 2018 dhe për përdorim rekreativ në vitin 2022, nën një qeveri të mëparshme, por kritikët thonë se liberalizimi i tij u nxitua, duke shkaktuar konfuzion të madh rreth rregullave dhe rregulloreve. Po ashtu Srettha u zotua të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj drogave të paligjshme dhe urdhëroi autoritetet të japin rezultate dhe të tregojnë progres të qartë në 90 ditët e ardhshme.

“Droga është një problem që shkatërron të ardhmen e vendit, shumë të rinj janë të varur. Ne duhet të punojmë shpejt, të konfiskojmë asetet dhe të zgjerojmë trajtimin”, shtoi ai. 

 

srettha thavisin

Sondazh

Poll