Bota

Varri i tretë masiv në Gaza, zbulohen 49 trupa palestinezë në spitalin Al-Shifa

Tre varre masive u gjetën në spitalin al-Shifa, tre në spitalin Nasser në qytetin jugor të Khan Younis dhe një brenda spitalit Kamel Adwan në Gazën veriore. 

8 Maj 2024, 15:51 Nga E. D

Varri i tretë masiv në Gaza, zbulohen 49 trupa palestinezë

GAZA- Ekipet mjekësore palestineze kanë zbuluar një varr të tretë masiv në spitalin al-Shifa në Gaza. 

"Rreth 49 trupa të vdekur janë zhvarrosur deri më tani nga varri masiv dhe përpjekjet janë ende në vazhdim për të kërkuar më shumë," thuhej në një deklaratë.

Tre varre masive u gjetën në spitalin al-Shifa, tre në spitalin Nasser në qytetin jugor të Khan Younis dhe një brenda spitalit Kamel Adwan në Gazën veriore. Gjithashtu të paktën 520 trupa të të vdekurve janë zhvarrosur nga shtatë varrezat masive. 

Sondazh

Poll