Bota

Sulmohet në bibliotekë politikania gjermane

Franziska Giffey, një figurë e njohur në SPD e qendrës së majtë të Gjermanisë, u trajtua për pak kohë në spital pasi u godit në kokë dhe qafë me një qese të mbushur me përmbajtje të fortë. 

8 Maj 2024, 15:39 Nga E. D
Sulmohet në bibliotekë politikania gjermane
 Franziska Giffey

GJERMANI- Senatorja nga Berlini dhe ish-kryetarja e bashkisë së kryeqytetit gjerman Franziska Giffey është sulmuar nga një burrë në një bibliotekë. Franziska Giffey, një figurë e njohur në SPD e qendrës së majtë të Gjermanisë, u trajtua për pak kohë në spital pasi u godit në kokë dhe qafë me një qese të mbushur me përmbajtje të fortë. 

Gjithashtu politikanët dhe punonjësit e fushatës janë vënë në shënjestër ditët e fundit, veçanërisht në lindje të Gjermanisë. Ndërsa të premten e kaluar, një kandidat kryesor në zgjedhjet evropiane të muajit të ardhshëm u lëndua rëndë teksa kishte vendosur postera në Dresden. Matthias Ecke, 41 vjeç, iu desh të operohej në spital pasi u sulmua nga katër persona. Katër adoleshentë janë aktualisht nën hetim dhe të paktën njëri ka qenë i lidhur me të djathtën ekstreme.

Një punonjës i fushatës për të Gjelbrit në qytet është rrahur dhe shkelmuar. Një politikane e të Gjelbërve në Dresden u sulmua gjithashtu nga dy persona teksa vendosnin postera të martën në mbrëmje. Yvonne Mosler u shty dhe e pështynë teksa ishte jashtë për të filmuar me një ekip televiziv Po ashtu policia e Dresdenit tha se dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua, kishin qenë pjesë e një grupi që kishte dhënë përshëndetjen e Hitlerit kur ajo filloi të vendoste postera zgjedhor.

 franziska giffey

Sondazh

Poll