8 Maj 2024, 15:11
Nga E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë.
Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus.
“Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media më 8 maj.
“Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.
Është e paqartë nëse peticioni do të mbledhë votat e nevojshme – 25.000 – që kërkon në mënyrë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta miratojë apo refuzojë. Deri mëngjesit e 8 majit, këtë peticion e kanë nënshkruar 1.594 persona.
NATO e ka mbështetur Ukrainën në luftë, duke i ofruar armë të fuqishme, përfshirë tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejtë me trupa, diçka që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se do të çonte në një Luftë të Tretë Botërore.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “do të ishte legjitim” nëse Rusia do të kalonte vijat ukrainase të frontit dhe nëse Kievi do të kërkonte një gjë të tillë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 8 maj se Rusia do të shënjestronte trupat franceze nëse ato do të dërgoheshin në Ukrainë, shtet që po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022./REL
dmitry peskov
Bota
8 Maj 2024, 14:51
N.F
Burri i arrestuar
UKRAINË- Një burrë nga Ukraina i veshur si grua është arrestuar teksa tentoi të largohet nga vendi i tij. 4...
Bota
8 Maj 2024, 14:16
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha të mërkurën se e ka rihapur pikëkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës, i cili ës...
Bota
8 Maj 2024, 13:48
N.F
Aksidenti
TURQI- Një aeroplan mallrash tipi "Boeing 767" është përplasur në pistën e një aeroporti në Turqi, pasi r...
Bota
8 Maj 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia lëshoi një breshëri raketash dhe dronësh në Ukrainë të mërkurën, du...
Bota
8 Maj 2024, 13:13
N.F
Gruaja e ushtarakut
RUSI- Disa pamje se si dukej jeta e një ushtari amerikan, të arrestuar në Rusi nën akuzat për vjedhje, u shfaq...
Bota
8 Maj 2024, 12:52
M.B
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti kinez Xi Jinping
FRANCA- Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Franca të martën pas një...
Bota
8 Maj 2024, 13:01
S.B
Princi Harry
SHBA- Sozia e Princit Harry vodhi vëmendjen gjatë prezencës në tapetin e kuq të Met Gala në rrjetet sociale...
Bota
8 Maj 2024, 12:46
N.F
Traktori
FERIZAJ- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës. Policia e Kosovës përmes nj...
Bota
8 Maj 2024, 12:42
M.B
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova
MOSKË- Rusia akuzoi sot Gjermaninë për përdorimin e mi...
Bota
8 Maj 2024, 12:28
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të pritur presidentin kinez Xi Jinping, i cili ...