Bota

FOTO/ Sozia e Princit Harry mori vëmendjen në Met Gala, ngjashmëria ekstreme bën bujë në mediat sociale

Mes të pranishmëve, një figurë spikati jo për famën por për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me një anëtar të familjes mbretërore britanike.

8 Maj 2024, 13:01 Nga S.B
FOTO/ Sozia e Princit Harry mori vëmendjen në Met Gala,
Princi Harry

SHBA- Sozia e Princit Harry vodhi vëmendjen gjatë prezencës në tapetin e kuq të Met Gala në rrjetet sociale. Nata më e pritur e modës, Met Gala, mahniti qytetin e Nju Jorkut të hënën, duke tërhequr një sërë yjesh dhe ikonash stili në Muzeun ikonik Metropolitan të Artit.

Mes të pranishmëve, një figurë spikati jo për famën por për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me një anëtar të familjes mbretërore britanike. Të pranishmit dhe spektatorët në internet nuk mund të mos vinin re djalit kokëkuq që ndihmonte të ftuarit me fustanet e tyre.

"Dikush tjetër mendoi se ky është Princi Harry?" një spektator shkroi një X, ndërsa një tjetër tha: Sinqerisht mendova për një sekondë se Princi Harry kishte gjetur një punë të re duke mbajtur fustanet e njerëzve në Met Gala.

FOTO/ Sozia e Princit Harry mori vëmendjen në Met Gala,
foto nga Met Gala

Ngjashmëria ishte aq e çuditshme sa disa ngatërruan shoqëruesin me Princin e vërtetë Harry, duke ndezur një valë komentesh humoristike dhe shakash në internet. Edhe pse Princi Harry dhe Meghan Markle kanë qenë të ftuar në edicionet e mëparshme të galasë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk kanë marrë pjesë kurrë në këtë event.

 

princi harry metgala

Sondazh

Poll