8 Maj 2024, 14:40
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp, ka komentuar rezolutën e PS-së të prezantuar një ditë më parë për thellimin e reformave. Meta tha se kjo është një manovër dhe gënjeshtër e radhës e kryeministrit Edi Rama, pasi në 11 vite ne pushtet, sipas tij, nuk ka bërë asnjë reformë, por vetem 'Rama-forma'. Ai shtoi se protesta e djeshme ishte tregues që konsistonte në rritjen, shpartallimin e barrikadave që kërkojnë të asgjësojnë llogaridhënien e kryebashkiakut të kapur në flagrancë, sipas tij.
“Lidhur me këtë manovër dhe gënjeshtër të radhës, si nuk i mjaftuan 11 vjet këtij njeri për të bërë reformat?! Ky i flaku qytetarët e ndershëm në mes të rrugës. Ju e dini reformën e madhe të ujësjellësit, më ka ngel mua që të hipi tek depozituat që të fillojnë të gjejnë ndonjë zgjidhje, se ujit këta nuk i bëjnë derman, edhe pse e premtuan ujë Korçe me cilësi Bathore thanë.
Ky nuk la premtim pa bërë dhe reformë pa bërë, por në vend të bënte reforma bëri Rama formë, përfshirë edhe reformën në drejtësi, reformën në administratë. E gjithë qeveria është e përfshirë në akte korruptive flagrante. Tani ka hallin e integrimit Evropian ku që refuzoi Bundestagun që të bënte zgjedhje gjithëpërfshirëse.Është vonë për të bërë ndonjë reformë përveçse dorëzimit para drejtësisë...
Protesta e djeshme ishte tregues që konsistonte në rritjen, shpartallimin e barrikadave që kërkojnë të asgjësojnë llogaridhënien e kryebashkiakut të kapur në flagrancë, tregoi se qytetarët e Tiranës do ta marrin në duart e tyre bashkinë shumë shpejt. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Kuvend, ku duhet të garantohet llogaridhënie njëherë e përgjithmonë”, tha Meta.
ilir meta
Politike
8 Maj 2024, 14:01
M.B
Ivi Kaso
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares Irena GJoka, pasi, sipas tyre rezulton të jetë e d&eu...
Politike
8 Maj 2024, 12:58
r.ll
stefanos kasselakis
GREQI- Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, SYRIZA, Stefanos Kasselakis ka nisur një tur takimesh ...
Politike
8 Maj 2024, 12:32
r.ll
mbledhja
TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar mes kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, &eu...
Politike
8 Maj 2024, 12:08
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ekspertët në Komsionin për TIMS kanë kërkuar kohë për të dalë me një raport ...
Politike
8 Maj 2024, 12:03
N.F
Salianji
TIRANË- Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i ...
Politike
8 Maj 2024, 11:49
r.ll
mbledhja
TIRANË- Ka nisur me replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Tonin Gogut, mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për nd...
Politike
8 Maj 2024, 11:25
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa m&eu...
Politike
8 Maj 2024, 11:12
r.ll
foto nga degjesa publike
TIRANË- Në Tiranë është zhvilluar një dëgjesë publike për planin e menaxhimit t&...
Politike
8 Maj 2024, 10:26
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Sal...
Politike
7 Maj 2024, 20:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u bëri thirrje qytetar...