Politike

Përjashton Himarën dhe Belerin/ Lideri i SYRIZA-s viziton minoritetin grek në jug të Shqipërisë

 Vizita e tij bëhet në kuadër të fushatës së takimeve për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian.

8 Maj 2024, 12:58 Nga r.ll
Përjashton Himarën dhe Belerin/ Lideri i SYRIZA-s viziton minoritetin
stefanos kasselakis

GREQI- Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, SYRIZA, Stefanos Kasselakis ka nisur një tur takimesh në rajonin e Epirit, ndërsa raportohet se do të vizitojë edhe bashkitë minoritare greke në jugun e Shqipërisë. Turi që do të zgjasë tre ditë, pritet të përfundojë të enjten, ku Kasselakis do të vizitojë shkollën në Bularat, varrezat dhe më pas zyrat e bashkisë së Dropullit në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.

Axhenda e tij përfshin edhe një vizitë në dyqanet e zonës, por për mediat greke është e habitshme që kreu i opozitës greke ka përjashtuar nga turi i tij Himarën dhe ka shmangur një takim të mundshëm në burg me Fredi Belerin. Vizita e tij bëhet në kuadër të fushatës së takimeve për kandidatët e propozuar për eurodeputetë në Parlamentin Europian.

Takimet e Kasselakis me minoritetin grek vijnë në një kohë kur marrëdhëniet greko-shqiptare janë të tensionuara, për shkak të çështjes “Beleri”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me 2 vjet burg për blerje votash, ndërsa kundërshtari më i madh i SYRIZA-s, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë atë në listën me 42 kandidatë për eurodeputet të partisë qeverisëse “Demokracia e Re”.

stefanos kasselakis syriza himare fredi beleri

Sondazh

Poll