Politike

Mblidhet Komisioni për ndërhyrjet në TIMS/ Gogu-Salianjit: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

Gogu iu drejtua Salianjit duke thënë se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. 

8 Maj 2024, 11:49 Nga r.ll
Mblidhet Komisioni për ndërhyrjet në TIMS/  Gogu-Salianjit: Sot
mbledhja

TIRANË- Ka nisur me replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Tonin Gogut, mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.  Gogu iu drejtua Salianjit duke thënë se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. 

"Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s'kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t'i kthehemi normalitetit dhe t'i shmangim komentet pezhorative të tipit që "sot nuk është dita e teorisë", deklaroi Gogu.

komisioni per tims ervin salianji tonin gogu

Sondazh

Poll