Politike

Komisioni Hetimor për TIMS/ Salianji: Kryeministri është jashtë juridiksionit të shtetit! Nuk kthen përgjigje, është java e tretë

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij tha se kryeministri Edi Rama është jashtë juridiksionit të shtetit, pasi prej tre javësh nuk kthen përgjigje. Ai më tej shtoi se Prokuroria e Tiranës nuk është përgjigjur ndërsa ironizoi se kjo prokurori ka shumë punë duke iu përgjigjur kryeministrit brenda gjysmë ore.

8 Maj 2024, 12:03 Nga N.F
Komisioni Hetimor për TIMS/ Salianji: Kryeministri është
Salianji

TIRANË- Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji gjatë fjalës së tij tha se kryeministri Edi Rama është jashtë juridiksionit të shtetit, pasi prej tre javësh nuk kthen përgjigje.

Ai më tej shtoi se Prokuroria e Tiranës nuk është përgjigjur ndërsa ironizoi se kjo prokurori ka shumë punë duke iu përgjigjur kryeministrit brenda gjysmë ore.

"Janë depozituar në sekretari dy shkresa, një me titull propozimi i strategjisë së hetimit dhe një plani i hetimit për TIMS. Besoj se nuk kemi strategji, por kemi direkt plan hetimi dhe do ta arrijmë që ta kapërcejmë këtë. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes dy propozimeve," tha Salianji.

"Këtu jashtë juridiksionit të këtij shteti është kryeministri që nuk kthen përgjigje, është java e tretë. Duhet të ktheje përgjigje edhe për të treguar që në raport me ligjin është i barabartë me të tjerët. Prokuroria e Tiranës nuk sjell ende përgjigje. E ktheu SPAK brenda dy ditësh! Kaq punë ka kjo prokurori?! Sepse kur reagon kryeministri kthejnë përgjigje brenda gjysmë ore. Meqe i ndjekin të kthejnë përgjigje," shtoi ai.

salianji komisioni hetimor për tims

Sondazh

Poll