Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë, merr fund arratia e 31-vjeçarit në Shkodër, vihet në pranga

31-vjeçari ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

8 Maj 2024, 13:33 Nga N.F
I shpallur në kërkim për drogë, merr fund arratia e
Policia

SHKODËR- Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje e drogës. 31-vjeçari ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më tej në njoftimin e policisë bëhët me dije se Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/ Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar nga Gjykata e Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapen dhe ndaluan shtetasin D. Sh., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 22.04.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder arrestim droge

Sondazh

Poll