Aktualitet

Erdgys Arrazi nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e fëmijëve, policia nuk merr përsipër shoqërimin e tij

Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

8 Maj 2024, 11:53 Nga r.ll
Erdgys Arrazi nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e
erdgys arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi nuk do të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve të tij të mitur, për shkak se policia e burgjeve nuk e ka marrë përsipër shoqërimin e tij në ceremoninë mortore. 

Gresa 8-vjeçare dhe Arditi 3-vjeçar do të varrosen në Shkodër, pranë motrës së tyre më të madhe, Ergestës 9-vjeçare, e cila u përcjell për në banesën e fundit dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Ndërkohë nëna e fëmijëve, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës. Një ditë më parë, babai i 39-vjeçares kërkoi që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, në varrezat e qytetit.

Erdgys Arrazi dyshohet se ka çuar në vetëvrasjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, pasi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

erdgys arrazi alma arrazi shkoder

Sondazh

Poll