Aktualitet

Tragjedia në lumin e Bunës/ Përcillet në banesën e fundit Alma Arrazi, ceremonia mortore u mbajt në Durrës sipas kërkesës së babait të 39-vjeçares

Ndërkohë ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i nënës dhe djalit 3-vjeçar. Nëna Alama Arrazi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait për ta varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit.

8 Maj 2024, 12:20 Nga N.F
Tragjedia në lumin e Bunës/ Përcillet në banesën e
Pamje nga varrimi

DURRËS- Ditën e sotme është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u vetëhodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj. Nga kjo ngjarje tragjike humbën jetën të tre fëmijët ndërsa vajza e madhe 9-vjeçarë u përcoll në banesën e fundit pak ditë më parë pasi ajo u gjet e para më ujrat e lumin Buna.

Ndërkohë ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i nënës dhe djalit 3-vjeçar. Nëna Alama Arrazi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait për ta varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit. Sipas raportimeve në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë pak njerëz ndërsa ka mbizotëruar heshtja.

 

zhdukja e nënës me fëmijët e mitur

Sondazh

Poll