Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është arrestuar pasi aksidentoi me automjet një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

8 Maj 2024, 12:46 Nga S.B
Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohen katër persona në Durrës për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërkohë që një 30-vjeçar është arrestuar pasi posedonte një patentë të falsifikuar.

Një 65-vjeçar është arrestuar pasi aksidentoi me automjet një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Një 19-vjeçar u kap duke drejtuar automjetin pa patentë duke sjellur kështu arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin H. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.   

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një leje drejtimi e falsifikuar.    

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

-⁠K. M., 65 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës, pasi ka aksidentuar lehtë me automjet, shtetasin H. K., 64 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit; 

-S. S., 19 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. 

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres dhune vepra penale

Sondazh

Poll