Politike

"SPAK në dorën e qeverisë"/ Berisha-Ramës: Populli do të vizitojë në Surrel!

Berisha është ndalur tek deklarata e Ramës “ju të gjithë vidhni përveç meje”, teksa shtoi se me këtë Rama tregoi hapur se ka në kontroll Dumanin, ndaj dhe ky i fundit nuk flet për grup kriminal apo inceneratorët dhe vjedhjet e mëdha në vend.

7 Maj 2024, 20:39 Nga B.Z
"SPAK në dorën e qeverisë"/ Berisha-Ramës: Populli
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Rama, se ky i fundit kontrollon drejtësinë. Berisha është ndalur tek deklarata e Ramës “ju të gjithë vidhni përveç meje”, teksa shtoi se me këtë Rama tregoi hapur se ka në kontroll Dumanin, ndaj dhe ky i fundit nuk flet për grup kriminal apo inceneratorët dhe vjedhjet e mëdha në vend. Berisha shtoi se Rama synon të mashtrojë shqiptarët, ndërsa më tej u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile.

"Edi Rama, ke gojë ti flet, i tremb dhe i tmerron ata hajdutë të shpifur. Po ti vetë je kryehajdut, je hajdut ndërkombëtar. Harrove ti korruptimin e McGonigalit? Apo ke futur Damanin në xhep dhe e përdor atë si kamxhik kundër atyre që don vetë? Edi Rama, sot fjalë fjalë dhe rresht për rresht, ajo ishte, ti e kishe stisur me moton: ju të gjithë vidhni përveç meje, por në fakt lexohej në çdo rresht se ti vjedh më shumë se të gjithë ata.

Mos mendo ti se me fjalime të gjata sa Gadafi, fatin e Gadafit do kesh nëse synon të mashtrosh shqiptarët. Miqtë e ti, në monologun e tij, të gjithë keni vjedhur përveç meje, Edi Rama zbuloi kontrollin që i bën Dumanit. Çfarë tha aty, nuk ka krim me asocim. Ndaj dhe Dumani nuk flet për organizatë kriminale, nuk flet për grup kriminal. Sepse asocimi të çon te Edi Rama si për sterilizatorët, si për inceneratorët dhe të gjitha vjedhjet e mëdha të këtij vendi. Ndaj dhe bëju gati, populli nuk do të jetë e largët dita kur të vijë të të vizitojë në Surrel. Prite, prite popullin po deshe. Nuk ka forcë në botë që të mbron ty",- tha Berisha.

sali berisha altin dumani spak edi rama

Sondazh

Poll