Aktualitet

EMRI/ Vodhi para në një dyqan, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

8 Maj 2024, 10:45 Nga M.B
EMRI/ Vodhi para në një dyqan, arrestohet 29-vjeçari në
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- 29-vjeçari Erjon Baraj, është arrestuar pasi vodhi një shumë parash në një dyqan në Vlorë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”.

I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vlorë/Vodhi një shumë parash në një dyqan, identifikohet dhe arrestohet 29-vjeçari, me precedent të mëparshëm për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit se ishte vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen “Lef Sallata”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“ u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Erjon Baraj, 29-vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll