Bota

E pazakontë në Romë/ Hajduti shkon për të vjedhur banesën, e zë gjumi në krevat

Pasi kanë gjetur hajdutin në gjumë në shtrat, pronarët e banesës kanë lajmëruar menjëherë policinë.

7 Maj 2024, 22:51 Nga B.Z
E pazakontë në Romë/ Hajduti shkon për të vjedhur
Foto ilustruese

ITALI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Romë. Një 19-vjeçar ka hyrë në një apartament për të vjedhur, por e ka zënë gjumi në krevatin e pronarëve të shtëpisë. Sipas mediave vendase, i riu mbushur një çantë me  sende të çmuara rreth 4 mijë euro, dhe është gjetur në gjumë nga pronarët kur u kthyen në shtëpinë e tyre.

Pasi kanë gjetur hajdutin në gjumë në shtrat, pronarët e banesës kanë lajmëruar menjëherë policinë. Mësohet se i riu ishte nën efektin e alkoolit dhe është dorëzuar tek autoritetet pa shkaktuar asnjë problem. 

grabitje rome

Sondazh

Poll