Bota

Ukraina: Kemi shkatërruar raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Kjo raketë quhet shpesh si një flakëhedhëse e rëndë, kjo për shkak të municionit specifik termobarik që lëshon, i cili është efektiv kundër pozicioneve mbrojtëse të vështira për t’u fortifikuar.

7 Maj 2024, 22:15 Nga M.B
Ukraina: Kemi shkatërruar raketën 6.5 milionë dollarëshe
Foto nga vendi i ngjarjes

UKRAINA- Raketa TOS-1A LANSER njoftohet se është shkatërruar nga Ukraina. Kjo raketë quhet shpesh si një flakëhedhëse e rëndë, kjo për shkak të municionit specifik termobarik që lëshon, i cili është efektiv kundër pozicioneve mbrojtëse të vështira për t’u fortifikuar.

“Luftëtarët nga Brigada e 93-të e Mekanizuar shkatërruan një tjetër flakëhedhës të rëndë rus TOS-1A Solntsepyok duke përdorur një dron të shikimit të natës FPV”, thuhet në mesazhin në platformën X.

Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku ka ndodhur sulmi i forcave ukrainase ndaj atyre ruse. Vlera e një sistemi të tillë llogaritet të jetë deri në 6.5 milionë dollarë. Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll