Bota

Ministri izraelit paralajmëron: Do të thellojë ofensivën në të gjithë Gazën nëse Hamasi nuk heq dorë nga pengjet

Yoav Gallant vizitoi trupat në qytetin jugor të Gazës më herët sot dhe tha se operacioni do të vazhdojë atje derisa grupi militant të eliminohet. 

7 Maj 2024, 21:13 Nga E. D
Ministri izraelit paralajmëron: Do të thellojë ofensivën
foto ilustruese

IZRAEL- Ministri i mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar se do të thellojë ofensivën ushtarake në Rafah nëse marrëveshja për sjelljen e pengjeve në shtëpi nuk bën përparim me Hamasin. Yoav Gallant vizitoi trupat në qytetin jugor të Gazës më herët sot dhe tha se operacioni do të vazhdojë atje derisa grupi militant të eliminohet. Megjithatë, ai tha se Izraeli do të ishte i gatshëm të bënte kompromise për të siguruar kthimin e pengjeve. 

“Nëse ai opsion hiqet, ne do të vazhdojmë dhe do ta thellojmë operacionin. Kjo do të ndodhë në të gjithë rripin në jug, në qendër dhe në veri," tha ai. 

Gjithashtu Izraeli dërgoi trupa në Rafah mbrëmë vonë dhe pushtoi pikën kufitare të zonës me Egjiptin. Masa erdhi pasi ajo hodhi poshtë një propozim armëpushimi të paraqitur nga Hamasi, duke thënë se ai nuk adresonte kërkesat e tij thelbësore. Pak kohë më parë, një ekip zyrtarësh izraelitë mbërritën në Kajro për të vlerësuar nëse Hamasi mund të bindet të ndryshojë marrëveshjen e tij.

yoav gallant

Sondazh

Poll