7 Maj 2024, 21:57
Nga B.Z
Foto nga denoncimi
TIRANË - Emisioni Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares 3 milion lekë të vjetra. Zonja tregon për Fiksin se policin dhe të shoqen i njohu kur punonte në treg dhe ata po kërkonin për qiraxhinj. Kështu në apartamentet që ata jepnin më qira çoi njerëz të saj. Denoncuesja qiraxhinjtë i kishte të afërm dhe shkonte shpesh i vizitonte, pasi ata e morën vesh këtë filluan ta shantazhonin duke i thënë se kemi video të tuat që vjen në banesën, por më kryesorja se ata kishin foto nudo të saj duke e shantazhuar. Polici bashkë me të shoqen për mospublikimin e tyre i kërkonin denoncueses 3 milion lekë të vjetra.
Në këto kushte denoncuesja pohon se ua dha paratë që kërkuan , por që më vonë mësoi nga rrethi i saj shoqëror se polici u kishte treguar miqve të tij se dispononte foto të saj nudo, madje u kishte treguar që e kishte shantazhuar dhe se ishte paguar. Për ta vërtetuar këtë, ajo takon sërish personi që i ka treguar. Ai i thotë se polic Jonuzi kishte në telefon foto të saj nudo dhe se po ai vetë i kishte thënë që e ka shantazhuar qytetaren. Fiksi solli me zë dhe figurë këtë person kur thotë se Jonuzi kishte video dhe foto. Qytetarja e shantazhuar ju dha gazetarëve të Fiksit një deklaratë, që gruaja e policit kishte firmosur në të cilën thuhej se denoncuesja i ka dhënë 3 milionë lekë se jua kishte borxh dhe po në të njëjtën deklaratë, gruaja e policit , Liri Koçi thotë se nga ai moment nuk ka më prova se qytetarja ka lidhje me të shoqin. Kështu ata deklaruan se paratë i morën për atë që qytetarja pretendoi në emisionin investigative.
Në përballje me bashkëshortët Koçi, qytetares ju mohua se ata kishin marrë para, madje sipas tyre as borxh nuk i kishin marrë e as dhënë. Ndërkohë në një telefonatë me gazetarët , punonjësi i policisë z.Jonuz Koçi në fillim thotë se zonja ua ka patur borxh, pastaj pranon se kanë prova që zonja ka hyrë në shtëpinë e tyre, madje e shkruajtën në deklaratë këtë gjë që zonja të ishte e qetë. Pas telefonatës me gazetarët polici takon të afërmin që i tregoi për fotot dhe shantazhin dhe bashkë me të shkruajnë një deklaratë në emër të zonjës, ku ajo thotë se nuk ka pretendime për paratë dhe nuk denoncon në emision investigativ. Punonjësi i policisë nuk pranoi të fliste me gazetarët edhe pse këta të fundit e ndaluan në rrugë dhe i kërkuan një përgjigje./Marrë nga Top Channel
denoncim punonjes i policise fier shantazh
Aktualitet
7 Maj 2024, 21:38
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari, avokati i Erdgys Arrazit tha se në sendet e familjes u gjet një recet&eu...
Aktualitet
7 Maj 2024, 21:01
B.Z
Foto ilustruese
FRANCË - Një 32-vjeçar, i identifikuar si Roman Briy është shpallur fajtor në Nice të Francë...
Aktualitet
7 Maj 2024, 19:33
Esmeralda Topi
Kryeministri Edi Rama, vaksinat anti Covid
SHQIPËRI - Gjatë pandemisë COVID-19, kombet në mbarë botën e gjetën veten duk...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:53
B.Z
Foto ilustruese
TEPELENË - Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë që po zhvillohet pasditen e kësaj të mar...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:46
M.B
Shkodra
SHKODRA- Trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi u gjet sot në afërsi të Pentarit, pas sinjalizimit të forcave policore malazeze...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:34
B.Z
Avokati Genc Gjokutaj
TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:21
B.Z
Foto ilustruese
TEPELENË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar pasditen e kësaj të marte në zonën e...
Aktualitet
7 Maj 2024, 18:05
Klodian Tomorri
TIRANË - Në 18 gusht të vitit 2015, një shoqëri e quajtur Micro Credit Albania bleu 22 milionë euro kredi të këqija ng...
Aktualitet
7 Maj 2024, 17:53
B.Z
Viktima (Pjerin Xhuvani), autori i dyshuar (Arbër Paplekaj)
ELBASAN - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjerin X...
Aktualitet
7 Maj 2024, 17:47
M.B
Foto ilustruese
HOLANDA- Dy punësuar të vrasësve me pagesë për llogari të një trafikanti ndërkombëtar dro...