Aktualitet

Vrau shqiptaren në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin (EMRAT-FOTO)

Pasi janë takuar me njëri-tjetrin në parkun Valmasque në Mougins, mësohet se mes tyre ka pasur fillimisht një përplasje verbale dhe më pas 32-vjeçari e ka mbytur të renë brenda makinës së tij.

7 Maj 2024, 21:01 Nga B.Z
Vrau shqiptaren në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin
Foto ilustruese

FRANCË - Një 32-vjeçar, i identifikuar si Roman Briy është shpallur fajtor në Nice të Francës për vrasjen e shqiptares Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), ngjarje e ndodhur më 25 dhjetor të vitit 2019. Mediat vendase shkruajnë se Sadushi ishte një punonjëse seksi në Francë, ndërsa autori 32-vjeçar ishte një klient i rregullt i saj. Pasi janë takuar me njëri-tjetrin në parkun Valmasque në Mougins, mësohet se mes tyre ka pasur fillimisht një përplasje verbale dhe më pas 32-vjeçari e ka mbytur të renë brenda makinës së tij.

Vrau shqiptaren në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin
Brunilda Sadushi Kovaçi

Sipas mediave vendase Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello ka kërkuar 20 vite burg për autorin, ndërsa familjarë të tij kanë pretenduar se ai vuante nga probleme shëndetësore dhe kurohej me medikamente. Pas pretendimeve është diskutuar që autori t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore ku do të vërtetohet nëse i zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush ka qënë motivi që e ka çuar 32-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

vrasje france hetime

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2024, 19:33 Esmeralda Topi

Fabrika imagjinare e vaksinave në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, vaksinat anti Covid SHQIPËRI - Gjatë pandemisë COVID-19, kombet në mbarë botën e gjetën veten duk...