Aktualitet

Tragjedia në Shkodër, avokati i Erdgys Arrazit: Ja shkresa e gjetur në gjërat e familjes, Alma merrte trajtim të rënduar me ilaçe

Ai tha se do të dalin të tjera në vijim, ndërsa shtoi se nga ana e familjarëve insistohet që ka pasur trajtim shumë të rënduar me ilaçe.

7 Maj 2024, 21:38 Nga M.B
Tragjedia në Shkodër, avokati i Erdgys Arrazit: Ja shkresa e gjetur
Foto ilustruese

SHKODRA- Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari, avokati i Erdgys Arrazit tha se në sendet e familjes u gjet një recetë ku vërtetohet se Alma trajtohet me ilaçe kundër depresionit. Ai tha për Top News se do të dalin të tjera në vijim. Avokati shtoi se nga ana e familjarëve insistohet që ka pasur trajtim shumë të rënduar me ilaçe.

"Është shkresë e gjetur në gjërat e familjes, tregon se në vitin 2022 në moshën 37 vjeçare është kuruar tek një mjek neuropsikiatër e cila është depozituar në gjykatë dhe do të vijojë hetimi mbi bazën e saj. Nga ana e familjarëve insistohet që ka pasur trajtim shumë të rënduar me ilaçe, herë pas here të shtuara, këtë kanë gjetur sot recetë ose raport shëndetësor, në vijim do të dalin të tjera, janë kërkuar të tjera, do të pyeten mjekët me radhë, hetimi do t’i qartësojë", tha avokati.

alma arrazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2024, 19:33 Esmeralda Topi

Fabrika imagjinare e vaksinave në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, vaksinat anti Covid SHQIPËRI - Gjatë pandemisë COVID-19, kombet në mbarë botën e gjetën veten duk...