Sport

“Topi i Artë” i vjedhur i Maradonës më 1986, del në ankand me çmim të frikshëm!

35 vite nga grabitja, gjendet ‘Topi i Artë’ i fituar nga Maradona më 1986-n!

7 Maj 2024, 18:30 Nga DOSJA

“Topi i Artë” i vjedhur i Maradonës më 1986, del

ITALI - Trofeu i “Topit të Artë” 1986, fituar nga ylli argjentinas Diego Armando Maradona dhe vjedhur tre vite më vonë në Napoli, është gjetur. Origjinaliteti i tij u konfirmua një muaj më parë (më 2 prill) dhe pritet që në datën 6 qershor, të dalë në ankand për shumën nga 12-15 milionë euro.

“Topi i Artë” i fituar nga  Diego Armando Maradona pas Kupës së Botës 1986 është gjetur, pasi ai ishte vjedhur në Napoli më 1989. Objekti jashtëzakonisht i çmuar do të dalë në ankand më  6 qershor 2024.

I gjetur në  vitin 2016, siç raportohet nga gazeta franceze ‘L'Equipe’, origjinaliteti i tij u konstatua vetëm më 2 prill 2024, teksa vlera e tij llogaritet të jetë nga 12 deri në 15 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll