Sport

Ish-lojtarët e Man.United, thirrje për largimin e menjëhershëm të trajnerit Ten Hag…

Ish-futbollistë të klubit të “Djajve të Kuq”, kanë folur pas humbjes së Manchester United ndaj Crystal Palace

7 Maj 2024, 18:00 Nga DOSJA

Ish-lojtarët e Man.United, thirrje për largimin e

ANGLI - Koha e Erik ten Hag në Manchester United ka mbaruar dhe nuk ka gjasa që t'i jepet një vit tjetër në krye, thanë ish-lojtarët e “Djajve të Kuq” pas humbjes 4-0 të së hënës në Premier League ndaj Crystal Palace.

United përjetoi dje humbjen e 13-të të sezonit, e cila i la të 8-tën dhe përballë perspektivës për të mos pasur futboll evropian sezonin e ardhshëm. Ata kanë pranuar 81 gola në të gjitha garat, rezultati i tyre më i keq që nga sezoni 1976-77.

“Sonte u ndje gozhda e fundit në arkivol”,- tha ish- mesfushori i United Paul Scholes për Premier League Productions. “Kishte mungesë njohurish nga ana e ekipit, mungesë përpjekjesh, që është gjëja më zhgënjyese”,- shtoi ai.

Scholes ka dhënë mendimin e tij edhe për vazhdimësinë e trajnerit të “Djajve të Kuq” në krye të klubit: “Ndjeva se mund të kishte edhe një vit që të punonte në një klub që është qetësuar pak me pronarët e rinj, por tani nuk ndjehet kështu."

Michael Owen, lojtari i United nga viti 2009 deri në 2012, tha se bordi i klubit duhet të shkarkojë Ten Hag para përfundimit të sezonit, edhe pse finalja e Kupës FA kundër  Manchester City është ende për t'u luajtur. "Ai nuk mundet, ai thjesht nuk mund të udhëheqë ekipin sezonin e ardhshëm,"- tha Owen.

“Pyes veten, ka kaq shumë rrezik edhe nëse janë vetëm katër ndeshje? Pyes veten nëse bordi do të duhet të përpiqet të bëjë diçka këtu dhe tani dhe të jetë mjaft radikal në lidhje me të”,- tha ish-lojtari.

United ka tre ndeshje të mbetura në ligë dhe do të presë liderët Arsenal dhe vendin e gjashtë Newcastle United në dy ndeshjet e tyre të ardhshme përpara se të përfundojnë fushatën në Brighton. Ish-mbrojtësi i United, Ashley Young ka thënë se klubi mund të mos fitojë asnjë nga ndeshjet e mbetura.

“Është kaotike, gjithçka në lidhje me mbrojtjen e United ishte e çmendur”,- tha ai për Sky Sports. “Nëse United do të bëjë një paraqitje si sonte, ata do të humbasin”.

Ten Hag për të ardhmen e tij në klub

Ten Hag, nga ana e tij, ka 'fajësuar' për dështimet e tij mungesën e lojtarëve: "Unë besoj absolutisht se jam personi i duhur për të ndryshuar situatën,"- tha trajneri. "Kur lojtarët e mirë janë në dispozicion, ne kemi një ekip të madh. Por kur humbasim pothuajse të gjithë linjën tonë mbrojtëse, atëherë kemi probleme,"- tha ai për BBC. 

Kur u pyet për të ardhmen e tij, ai tha se nuk po mendonte për të. "Kemi shumë probleme, kështu që unë do ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë që mundem.  Qëllimi i vetëm që kam është të performoj më mirë me ekipin tim."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll