Bota

Shembet ndërtesa shumëkatëshe në Afrikën e Jugut, 6 të vdekur dhe 48 të zhdukur

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 (me orën lokale), ndërsa mësohet se janë shpëtuar 26 persona.

7 Maj 2024, 16:19 Nga E. D
Shembet ndërtesa shumëkatëshe në Afrikën e Jugut, 6
foto nga vendngjarja

AFRIKA E JUGUT- Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 48 deri më tani janë shpallur të humbur pasi një ndërtesë shumëkatëshe u shemb pasditen e së hënës në qytetin e Afrikës së Jugut, George, raportuan zyrtarët.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 (me orën lokale), ndërsa mësohet se janë shpëtuar 26 persona.

"Tre ekipe të personelit të shpëtimit po punojnë aktualisht në tre zona të ndryshme brenda vendit të ndërtesës së shembur”, tha të martën qeveria e Kepit Perëndimor.

Gjithashtu operacioni i shpëtimit vlerësohet të zgjasë katër deri në pesë ditë, me personel të urgjencës 111 në vend, tha të martën qeveria e Kepit Perëndimor.

Ndërsa Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ofroi ngushëllimet e tij në një deklaratë nga zyra e tij të martën, duke thënë "Mendimet e Presidentit janë me familjet që kanë humbur të dashurit, si dhe familjet e afër 50 personave që janë bllokuar në rrënoja".

Sondazh

Poll