Bota

Sulm me thikë në një spital të Kinës, dy të vdekur dhe 21 të plagosur

Sipas raportimeve një burrë i veshur me të zeza, duke mbajtur thika në të dyja duart ka hyrë brenda spitalit.

7 Maj 2024, 16:30 Nga E. D
Sulm me thikë në një spital të Kinës, dy të vdekur
foto ilustruese

KINË- Një sulm me thikë në një spital në Kinën jugperëndimore ka lënë të vdekur dy persona dhe 21 të tjerë të plagosur. Policia raportoi se sulmi ndodhi në Spitalin Popullor Zhenxiong në provincën Yunnan. Sipas raportimeve një burrë i veshur me të zeza, duke mbajtur thika në të dyja duart ka hyrë brenda spitalit. Policia tha se i dyshuari është nga qyteti Poji në Zhenxiong. Gjithashtu është ende e paqartë nëse ai është arrestuar.

“Aktualisht, të plagosurit po marrin trajtim në spital. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa autoritetet u kanë thënë banorëve dhe tregtarëve në lagje që të kyçin dyert e tyre dhe të shmangin kontaktet me persona të panjohur. Gjithashtu armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thikë vitet e fundit. Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë me një histori të sëmundjes mendore sulmoi njerëzit me thikë në një lagje banimi në gjithashtu Yunnan.

sulm me thikë kinë

Sondazh

Poll