Aktualitet

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Aktorja Juli Emiri: Nuk mjafton të dënohet vetëm Veliaj! Duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë

Në nisje të protestës aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Juli Emiri u shpreh se Veliaj pa dyshim që duhet dënuar por sipas saj kjo nuk mjafton pasi mund të vijë një pasardhës tjetër si ai.

7 Maj 2024, 11:47 Nga N.F
Protesta para bashkisë së Tiranës/ Aktorja Juli Emiri: Nuk
Aktivistja

TIRANË- Ashtu siç ishte njoftuar qytetarët kanë dalë ditën e sotme në protestën e radhës e kundër korrupsionit. Në nisje të protestës aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktorja, Juli Emiri u shpreh se Veliaj pa dyshim që duhet dënuar por sipas saj kjo nuk mjafton pasi mund të vijë një pasardhës tjetër si ai.

Ajo më tej shtoi se Rama ka ndërruar ministra shumë dhe i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin. Sipas saj pasi ikën një vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai i pari.

“Erion Veliaj pa dyshim që duhet dënuar, është një kokë, nuk është gjë e vogël, por nuk mjafton që të dënohet Erion Veliaj dhe të vijë një pasardhës tjetër njësoj si Erion Veliaj, sepse Rama ka ndërruar ministra shumë, i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin; ka ikur Lleshi që u harrua e vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai... Nuk është ky ndryshimi. Që të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore, këta duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë.

Nuk mund të dënohet vetëm Erion Veliaj se bëhet një kokë turku kështu që t’i hidhet turmës, që ta gënjejë turmën dhe ja: “u vendos drejtësia”!!! Jo jo, drejtësia është rrugë e gjatë, shumë më e madhe dhe me thellë se kaq,” tha Emiri.  

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll