Aktualitet

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve, gjykata e Shkodrës cakton sot masën e sigurisë për Erdgys Arrazin

Në dëshmitë e tij në polici ai ka mohuar se ka ushtruar ndaj 39-vjeçares apo 3 fëmijëve ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

7 Maj 2024, 09:36 Nga r.ll
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes dhe tre
erdgys arrazi, alma arrazi dhe femijet

SHKODËR- Ditën e sotme gjykata e Shkodrës do të caktojë masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit Erdgys Arrazi. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe si pasojë shkaktimin e vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të tyre në lumin Buna.

Në orën 12:30, Arrazi do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema. Në dëshmitë e tij në polici ai ka mohuar se ka ushtruar ndaj 39-vjeçares apo 3 fëmijëve ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Deri më tani janë gjetur vetëm dy prej trupave, të dy vajzave 8 dhe 9 vjeç. Policia në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet  për gjetjen e dy trupave të tjerë, nënës dhe djalit 4-vjeçar. Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. 

erdgys arrazi alma arrazi shkoder

Sondazh

Poll