Aktualitet

U gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët, ndërron jetë në Itali 43-vjeçari shqiptar, goditja e kokës në asfalt ishte fatale

Alarmi për vdekjen e 43-vjeçarit është ngritur rreth orës 17:30 nga disa kalimtarë të rastit të cilët e kanë gjetur atë të shtrirë në asfalt me ​​njolla gjaku.

7 Maj 2024, 09:35 Nga N.F
U gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët, ndërron
Foto ilustruese

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pasditen e 6 majit në Largo Leonardo da Vinci, në lagjen San Paolo. Alarmi për vdekjen e 43-vjeçarit është ngritur rreth orës 17:30 nga disa kalimtarë të rastit të cilët e kanë gjetur atë të shtrirë në asfalt me ​​njolla gjaku.

43-vjeçari, shtetas shqiptar, kishte marrë një dëmtim në kokë, që me shumë mundësi, sipas autoriteteve, është shkaktuar nga përplasja në tokë. Më tej mediat italiane bëjnë me dije se burri i shtrirë në një stol ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. Sipas analizave fillestare të mjekut, ai do të ishte ndier i sëmurë. Mbetet e paqartë nëse vdekja ka ndodhur para goditjes me asfalt apo më pas. Trupi është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

itali shqiptar viktime

Sondazh

Poll