Sport

‘Biznesi’ madh i papërfunduar i Bellingham...

Ai kurrë nuk ka shënuar kundër Bayernit në nëntë ndeshje me një rekord prej shtatë humbjesh dhe dy barazime.

7 Maj 2024, 11:30 Nga DOSJA

‘Biznesi’ madh i papërfunduar i Bellingham...

SPANJE - Real Madrid dhe Bayern Munich do të luftojnë me stil këtë të mërkurë (21:00) në  ‘Santiago Bernabeu’ për një vend në finalen e madhe të Champions League që do të luhet në ‘Wembley’, më 1 qershor. Rezultati 2-2 në ndeshjen e parë në ‘Allianz Arena’ lë gjithçka të hapur për kualifikimin këtë të mërkurë. 

Me titullin e La Ligës tashmë në çantë, skuadra e Carlo Ancelottit apelon për netët magjike në stadiumin e tyre dhe momentin e mrekullueshëm që po kalon në fund të sezonit, ndërsa skuadra bavareze beson në kapacitetin e tyre për rezistencë dhe cilësinë individuale të lojtarët e tyre sulmues, si Harry Kane, Sané, Musiala dhe Gnabry të rikuperuar si referenca kryesore.

Në Madrid, në qendër të vëmendjes do të jetë veçanërisht dhe Jude Bellingham. Mesfushori anglez u kritikua për paraqitjen e tij të dobët në Mynih, ku u zëvendësua në minutën e 75-të nga Luka Modric. Ish-lojtari i Dortmundit u largua nga fusha e lojës pa një gjuajtje në portë, me vetëm një pasim kyç dhe 10 përmbysje.

Të martën e kaluar u konfirmua se Bayern është ‘mace e zezë’ e vërtetë për Bellingham. Britaniku nuk ka fituar ndaj bavarezëve, me një rekord prej shtatë humbjesh dhe vetëm dy barazime në nëntë 'Klasiker', që luajti me fanelën e Borussia Dortmundit. Madje, ai nuk ka mundur të shënojë gol ndaj tyre as në 583 minuta.

Carletto e justifikoi paraqitjen e tij të dobët për shkak të një virusi të zorrëve, që e preku javën e kaluar dhe që e pengoi të luante në Anoeta, si masë paraprake dhe gjithashtu për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës që pësoi në shkurt.

"Dëmtimi e preku shumë. Sot ai nuk luajti në mënyrën më të mirë të tij, kishte ngërçe, por do të kthehet shumë shpejt dhe të mërkurën do të jetë 100%",- tha Ancelotti në dhomën e shtypit të ‘Allianz’.

Skuadra e bardhë e di që ka nevojë për nivelin më të mirë të Bellinghamit dhe Rodrygos, pasi që të dy e lanë Vinicius shumë të vetëm në sulm. Numri ‘7’ i bardhë ka marrë pothuajse të gjithë përgjegjësinë sulmuese ndaj Bayernit dhe do të ketë nevojë për ndihmën e shokëve të tij për të kaluar në finalen e madhe të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll