Bota

Hamasi pranon ofertën e Egjiptit dhe Katarit për armëpushim në Gaza

Në të njëjtën kohë, Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj, Ismail Haniyeh, informoi kryeministrin e Katarit dhe kreun e shërbimeve të inteligjencës egjiptiane për pranimin e propozimit të tyre.

6 Maj 2024, 19:12 Nga E. D
Hamasi pranon ofertën e Egjiptit dhe Katarit për armëpushim
foto ilustruese

GAZA- Hamasi tha të hënën se kishte pranuar një propozim armëpushimi në Gaza nga Egjipti dhe Katari. Në të njëjtën kohë, Hamasi tha në një deklaratë se lideri i saj, Ismail Haniyeh, informoi kryeministrin e Katarit dhe kreun e shërbimeve të inteligjencës egjiptiane për pranimin e propozimit të tyre.

Nga ana e tij, Izraeli nuk ka marrë ende informacione se Hamasi ka pranuar armëpushimin. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje se çfarë përfshin marrëveshja. Po ashtu Palestina u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të parandalojnë një masakër në Rafah.

lufta në gaza

Sondazh

Poll