Bota

Detyra e re e Escobar, reagon Bugajski: Koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin!

Bugajski në reagimin e tij shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

6 Maj 2024, 18:31 Nga N.F
Detyra e re e Escobar, reagon Bugajski: Koha për të emëruar
Janusz Bugajski

KOSOVË- Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski për mes një reagimi në llogarinë e tij në "X" ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në reagimin e tij Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë - Beograd. Bugajski në reagimin e tij shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

"Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka," shkruan ai.

janusz bugajski eskobar

Sondazh

Poll