Bota

Shtatë të vdekur dhe 35 të plagosur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov fajësoi forcat ukrainase për sulmin, i cili tha se u krye me dronë dhe goditi minibusët që transportonin punëtorë në një fabrikë të prodhimit të mishit, si dhe një makinë private.

6 Maj 2024, 17:33 Nga E. D
Shtatë të vdekur dhe 35 të plagosur nga sulmi me dronë
pamje nga sulmi

RUSI- Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 35 janë plagosur në një sulm ajror në rajonin Belgorod të Rusisë, në kufi me Ukrainën. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov fajësoi forcat ukrainase për sulmin, i cili tha se u krye me dronë dhe goditi minibusët që transportonin punëtorë në një fabrikë të prodhimit të mishit, si dhe një makinë private. Ai tha gjthashtu se disa lokacione të tjera në rajonin e Belgorod ishin gjithashtu nën sulm në 24 orët e fundit, me ndërtesa banimi të dëmtuara.

Sipas rapotimeve Rajoni i Belgorodit është shënjestruar shpesh nga forcat ukrainase që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Sulmi më vdekjeprurës deri më tani ndodhi në dhjetor, kur një sulm me dron dhe raketë vrau 25 njerëz dhe plagosi 100 të tjerë në qytetin e Belgorod. Në mars, Gladkov tha se 9,000 fëmijë do të evakuoheshin nga qyteti dhe rajoni më i gjerë pas bombardimeve për të cilat autoritetet fajësuan Ukrainën.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar të synojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke dëmtuar një objekt në rajonin verior Sumy i cili kufizohet me rajonin Belgorod në një bombardim brenda natës. Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se sulmi kishte lënë më shumë se 400,000 njerëz pa energji elektrike.

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll