Bota

Volker Türk: Urdhrat izraelitë për zhvendosjen e palestinezëve nga Rafah janë çnjerëzore

Izraeli kreu sulme ajrore në Rafah të hënën dhe u tha palestinezëve që të evakuonin pjesë të qytetit jugor të Gazës, ku më shumë se një milion njerëz të çrrënjosur nga lufta shtatë-mujore janë strehuar në tenda dhe shkolla të mbushura me njerëz.

6 Maj 2024, 18:52 Nga E. D
Volker Türk: Urdhrat izraelitë për zhvendosjen e
Volker Türk

GAZA- Urdhrat izraelitë për zhvendosjen e palestinezëve nga Rafah janë çnjerëzore dhe rrezikojnë t'i ekspozojnë ata ndaj rrezikut dhe mjerimit të mëtejshëm, tha të hënën shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk duke paralajmëruar se veprime të tilla ndonjëherë mund të përbëjnë një krim lufte. Izraeli kreu sulme ajrore në Rafah të hënën dhe u tha palestinezëve që të evakuonin pjesë të qytetit jugor të Gazës, ku më shumë se një milion njerëz të çrrënjosur nga lufta shtatë-mujore janë strehuar në tenda dhe shkolla të mbushura me njerëz.

"Gazanët vazhdojnë të goditen me bomba, sëmundje dhe madje edhe zi buke. Dhe sot, atyre u është thënë se duhet të zhvendosen përsëri ndërsa operacionet ushtarake izraelite në Rafah rriten. Kjo është çnjerëzore," tha në një deklaratë Volker Türk.

Sulmet izraelite kanë rrafshuar pjesë të tjera të Gazës në atë masë sa nuk ka vend përtej Rafahut me infrastrukturë dhe burime për të pritur ata që aktualisht strehohen atje, shtoi deklarata e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Urdhri për zhvendosjen e civilëve është i ndaluar nga e drejta ndërkombëtare humanitare, shtohet deklarata, me vetëm disa përjashtime që i nënshtrohen kërkesave të rrepta ligjore. Nëse këto kërkesa nuk përmbushen, veprime të tilla mund të përbëjnë krim lufte të zhvendosjes së detyruar, tha ai.

volker türk

Sondazh

Poll