Sport

VIDEO/ Shtretërit 'anti-seks' mbërrijnë edhe në Fshatin Olimpik të Parisit...

Pushimi për atletët është thelbësor për konkurrencën, kjo është arsyeja pse Lojërat Olimpike 2024 kanë zgjedhur të njëjtin format si në Tokio 2020.

6 Maj 2024, 18:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Shtretërit 'anti-seks' mbërrijnë edhe në

FRANCE - Shtretërit e kartonit 'anti-seksi' kanë mbërritur tashmë në Fshatin Olimpik të Parisit për Lojërat 2024. Ky format, i cili synon të përmirësojë pushimin e atletëve, u përdor për herë të parë në Tokio 2020.

Jo vetëm struktura e shtratit është e veçantë, pasi ai është prej kartoni. Gjithashtu edhe jastëkët  nga të cilët është bërë dysheku. Ai do të përbëhet nga tre pjesë, secila me një sipërfaqe të ndryshme, nga fortësi më e madhe në më të vogël.

Këto pjesë janë të këmbyeshme dhe të ripërdorshme. Për më tepër, për të ditur se cili është kombinimi perfekt për çdo atlet, olimpistët do të kenë një aplikacion të veçantë. Me të do të mund të dini, bazuar në peshën dhe gjatësinë tuaj, kombinimin perfekt të këtyre tre jastëkëve.

Shtretërit kanë mbërritur tashmë në Paris, pas suksesit në Tokio. Sistemi duket i përsosur për të përmirësuar pushimin e atletëve. Por do të jenë ata, pas Olimpiadës, që do të vlerësojnë përfundimisht qëndrueshmërinë e këtij sistemi kurioz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll