Aktualitet

FOTO/ E mbështjellë më batanije, momenti kur gruaja e pajetë nxirret nga gërmadhat në Thumanë

26 Nëntor 2019, 06:52 Nga DOSJA

THUMANË– Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur një grua është nxjerrë e pajetë nga gërmadhat e banesës së saj që është shembur pas tërmetit të fuqishëm.

Siç shihet në pamje, e mbështjellë me batanije, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është nxjerrë e pajetë nga fqinj apo familjarë të saj.

Dosja.al raportoi se në Thumanë kanë humbur jetën katër gra ndërsa dy të miturve nuk u dihet vendndodhja.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar pesë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termeti i forte ne shqiperi thumane termeti i forte ne shqiperi thumane

Sondazh

Poll