Sport

Kylian Mbappé nuk “mendon shumë” për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’…

Kapiteni i skuadrës franceze Kylian Mbappé deklaroi këtë të dielë, se Lojërat Olimpike 2024 në Paris nuk ishin “lajmi i tij”.

6 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA

Kylian Mbappé nuk “mendon shumë” për Lojërat

FRANCE - “Pozicioni im nuk ka ndryshuar. Por e vërteta, gjithashtu, është se ky nuk është lajmi im. Lajmi im është Paris-Saint-Germain. Ndërsa po ju flas për Olimpiadën, nuk mendoj shumë për këtë, por qëndrimi im zyrtar në lidhje me Olimpiadën nuk ka ndryshuar”,- deklaroi Kylian Mbappe para disa mediave, përfshirë AFP-në, në hapësirat e një aktiviteti të shoqatës së tij “Inspired By KM” me 2000 fëmijë në Champs-Élysées në Paris.

Kujtojmë se kapiteni i Bluve ka bërë të ditur tashmë në disa raste dëshirën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit (26 korrik-11 gusht), por turneu olimpik nuk figuron në datat e FIFA-s. Prandaj, klubet nuk kanë asnjë detyrim të lirojnë lojtarët e tyre.

Real Madrid, klubi të cilit Mbappé mund t'i bashkohet sezonin e ardhshëm, informoi disa federata në mars, duke përfshirë edhe Federatën Franceze të Futbollit (FFF), se nuk do t'i lironte lojtarët e tij për Lojërat Olimpike të Parisit.

Në një intervistë për ‘La Tribune Dimanche’, presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, u shpreh se ai “shpreson vërtet që të gjitha klubet evropiane t'ua lënë këtë liri lojtarëve të tyre. Jam i kënaqur që të gjitha klubet franceze po e bëjnë këtë dhe shpresoj që të tjerat ta ndjekin.”

I pyetur gjithashtu për rolin e tij të ri si kapiten, në kompeticionin e tij të parë të madh, ‘Euro 2024’ (14 qershor deri më 14 korrik në Gjermani), Mbappé u përgjigj: “Nuk do të hedh tej gjithçka që ka ndodhur më parë, më ndihmoi të bëhesha kapiten.

Patjetër që do të jetë një garë e madhe për ne. Na presin me padurim dhe duam shumë të bëjmë diçka të madhe”,- deklaroi kapiteni i bluve, ndërsa skuadra franceze u eliminua në 1/16 kundër Zvicrës (3-3, 4-5 me penallti) gjatë Euros së fundit në 2021.

“Së pari, ne do të duhet të rikuperojmë të gjithë lojtarët tanë, sepse ka ende disa të dëmtuar. Por ne do të kemi kohë të përgatitemi dhe të përpiqemi t’i bëjmë francezët të ëndërrojë, siç u përpoqëm të bënim në garat e fundit”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll