Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në superndeshjen e javës së 35-të në Itali, Roma-Juve!

Një rezultat që i leverdis Juventusit, pasi ruan distancën prej dy pikësh me Bolognan e vendin e katërt pas javës së 35-të.

5 Maj 2024, 22:50 Nga DOSJA

VIDEO / Nuk ka fitues në superndeshjen e javës së 35-të

ITALI - Roma dhe Juventusi ndanë pikët në takimin e luajtur në “Olimpico” në kuadër të javës së 35-të të Serisë A. Rezultati 1-1 nuk kënaq aspak verdhekuqtë, të cilët ndihen të rrezikuar nga Atalanta për vendin e pestë.

Skuadra e De Rossit, pas 35 ndeshjesh, ka 60 pikë, tri më shumë se Atalanta, por bergamaskët kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar, me Salernitanën këtë të hënë në transfertë, dhe takimin e prapambetur me Fiorentinën.

Sa i përket kronikës së ndeshjes në “Olimpicos”, takimi u zhbllokua shumë shpejt nga Lukaku, në minutën e 15-të, por Juventusi u kundërpërgjigj gjithashtu shumë shpejt me Bremer, sapo u mbush gjysmë ore lojë.

Një rezultat që i leverdis Juventusit, pasi ruan distancën prej dy pikësh me Bolognan e vendin e katërt pas javës së 35-të.

VIDEO / Nuk ka fitues në superndeshjen e javës së 35-të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll