Aktualitet

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, përplasen 3 automjete, goditet tabela e karburantit

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

5 Maj 2024, 20:12 Nga M.B
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, përplasen 3
Foto nga vendi i ngjarjes

RROGOZHINA- Një aksident me përfshirjen e 3 automjeteve ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të kthesës së Grabjanit. Mësohet se nga përplasja, automjeti tip 'Range Rover' ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Drejtuesi i automjetit dhe një bashkëudhëtare në mjet kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Edhe drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident, një 'Audi' dhe një furgon, kanë shpëtuar pa dëmtime serioze. Dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim. Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll