Aktualitet

Dyshohet se u mbytën në lumë, kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijëve do të vijojnë dhe gjatë natës, në operacion të përfshirë dhe banorët e zonës

Mësohet se për rastin janë angazhuar dhe banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave.

5 Maj 2024, 19:51 Nga M.B
Dyshohet se u mbytën në lumë, kërkimet për trupat e
Nëna me fëmijët

SHKODRA- Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes. Mësohet se për rastin janë angazhuar dhe banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave. Nga autoritetet do t'i vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj.

Polumbarët e forcave RENEA ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrulluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.

zhduket nena me femijet

Sondazh

Poll