Sport

PSG, Chelsea, të gjithë sytë te Messinho! Trajneri kërkon ta ndalë fenomenin…

Estevao, apo 'Messinho' siç e thërrasin, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë. Trajneri i tij së fundmi ka bërë një dalje mediatike, e cila flet shumë për talentin e të riut.

5 Maj 2024, 10:57 Nga DOSJA

PSG, Chelsea, të gjithë sytë te Messinho! Trajneri kërkon ta

BRAZIL - Messinho është pseudonimi i tij, por emri i tij është Willian Estevao. Ky lojtar i ri i lindur në vitin 2007 luan në klubin e Palmeiras me Endrick, i cili së fundmi nënshkroi për Real Madridin.

I lakmuar tashmë nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë PSG-në, siç raportohet nga  ‘Goal Brazil’, Estevao kishte refuzuar tashmë një ofertë prej 70 milionë eurosh nga klubi kryeqytetas francez. Trajneri i tij Ferreira nuk ka ndërmend ta lërë të largohet dhe këtë e ka bërë të qartë.

"Lëreni djalin këtu, nuk kam parë diçka të tillë"

Në shenjë njohjeje për talentin e Estevaos, trajneri i tij Fereira, bëri një dalje mediatike ku foli shumë për potencialin e djalit. Tekniku i lutet presidentes të mos e shesë talentin, siç raporton Fabrizio Romano.

“Unë do t'i kërkoj presidentes sonë Leila të mos e shesë Willian Estêvão. Qoftë i trishtuar babai i tij, agjenti i tij, djali… le të qëndrojë me ne deri në vitin 2027! Estêvão është diçka që nuk e kam parë kurrë në karrierën time.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll