Aktualitet

Rrezik për të tjera tërmete, ushtria evakuuon Presidentin Meta nga Thumana (VD)

26 Nëntor 2019, 06:40 Nga DOSJA
Rrezik për të tjera tërmete, ushtria evakuuon Presidentin Meta

THUMANË– Forcat e ushtrisë kanë nxjerrë presidentin Ilir Meta nga Thumana, ku ai shkoi të vizitonte banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm. Dosja.al mëson se ushtarët kanë larguar Metën pasi dyshohet se kjo zonë do të tronditet sërish nga tërmete të fuqishëm.

Presidenti Ilir Meta vizitoi të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm në spitalin e Traumës. Ai shkoi më pas në Thumanë që rezulton të jetë zona me më shumë viktima nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqiërinë.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar pesë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta termet i forte ne shqiperi termet ne shijak ilir meta termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll