Aktualitet

‘Shkundet’ vendi/ 150 persona përfundojnë në spital pas tërmetit, gjymtyrë të thyera

26 Nëntor 2019, 05:55 Nga DOSJA
‘Shkundet’ vendi/ 150 persona përfundojnë në spital

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrerliu ka qënë në spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën në Spitalin e Traumës. Ajo u shpreh se gjithsej 150 persona po marrin trajtim në spital deri më tani, në Tiranë dhe në Durrës dhe Krujë.

Deri më tani në spitalin e Traumës po marrin shërbime 75 qytetarë, të cilët kanë marrë kryesisht me fraktura në gjymtyrë si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(k.m/dosja.la)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu spitali i traumes termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë ogerta manastirliu spitali i traumes termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 05:35

KRUJË– Dosja.al ju sjell foto nga momenti tragjik kur një e moshuar në Thumanë ka humbur jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti. Siç shihet...