Aktualitet

‘Aman babi ndihmë’/ Pallati i shembur në Thumanë, me fasho në fytyrë flet i mbijetuari: Kam gruan, vajzën e mb

26 Nëntor 2019, 06:02 Nga DOSJA
‘Aman babi ndihmë’/ Pallati i shembur në Thumanë, me

THUMANË– Tre anëtarët e një familje kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e një pallati të shembur në Thumanë për shkak të tërmetit që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Një prej të mbijeturëve të tërmetit, në Thumanë thotë nën rrënojë ka mbetur, gruaja vajza e mbesa e tij. I fashuar, si pasojë e dëmtimeve që ka marr në fytyrë pas lëkundjeve të forta të tërmetit, i moshuari thotë në ankth për fatin e familjarëve se ka mundur të komunikojë me vajzën e cila nën rrënoja bërtet e trembur e kërkon të atin, por nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.

“Vajza vetëm ulërin thotë babi më ndihmn, aman babi ndihmë. Më tha të gjithë këtu i kam. I mbaj me moral tani. Vajzën e vogël tha e kam këtu, ndërsa për të ëmën nuk më ka thënë gjë,”-tha i mbijetuari. 

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembet pallati ne thumane termet ne shijak thumane shembet pallati ne thumane termet ne shijak thumane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 05:35

KRUJË– Dosja.al ju sjell foto nga momenti tragjik kur një e moshuar në Thumanë ka humbur jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti. Siç shihet...