Sport

Adrian Newey, gjeniu i aerodinamikës së F1, flet për here të parë pas vendimit për të lënë Red Bull!

Ndonjëherë vjen momenti në të cilin siç do të thoshte Forrest Gump, ndihesh pak i lodhur. Vendimin po e mendoja prej kohësh, të paktën që nga dimri”. Inxhinieri britanik ndjen nevojën për të pushuar, diçka që nuk përshtatet me një sfidë të re, veçanërisht me atë të uniformës së kuqe të Ferrarit.

5 Maj 2024, 00:51 Nga DOSJA
Adrian Newey, gjeniu i aerodinamikës së F1, flet për here të

ANGLI - Adrian Newey foli për herë të parë pas bërjes publik të vendimit të tij të bujshëm për të lënë RedBull në momentin e dominimit absolut pas 13 botërorëve për pilotë dhe 12 titujve për konstruktorë. Projektuesi gjenial përdori frazën e famshme të Forrest Gump kur ndal vrapin në filmin ikonik duke u shprehur “isha thjesht pak i lodhur’, në intervistën e tij të parë ku shpjegon edhe vendimin e tij.

“Kur erdha në Milton Keynes nuk kisha as idenë se si do të shkonin gjërat. Ishte një rrezik i jashtëzakonshëm për karrierën time, por pastaj udhëtimi ishte i pabesueshëm dhe kam patur nderin të punoj përkrah njerëzve fantastikë.

Formula Një gjithsesi të lodh dhe unë jam aty prej shumë kohësh. 2021 ishte një vit shumë impenjativ për shkak të luftës së fortë me Mercedes që zgjati gjithë kampionatin dhe në të njëjtën kohë për shkak të procesit të kërkimit dhe zhvillimit të makinës RB18, kreut të këtij brezi makinash.

Ndonjëherë vjen momenti në të cilin siç do të thoshte Forrest Gump, ndihesh pak i lodhur. Vendimin po e mendoja prej kohësh, të paktën që nga dimri”. Inxhinieri britanik ndjen nevojën për të pushuar, diçka që nuk përshtatet me një sfidë të re, veçanërisht me atë të uniformës së kuqe të Ferrarit.

“Gjendem në një pozicion me shumë fat, pasi nuk kam nevojë për të punuar për të jetuar. Punoj sepse argëtohem, por e ndieja se ky ishte një moment i mirë për të bërë një hap pas dhe për të marrë ca pushime, të shijoj jetën dhe të udhëtoj”.

Gjithsesi, deklarata nuk ka pse të ngrijë përfundimisht tifozët e Ferrarit pasi Newey jo rastësisht flet për një periudhë pushimi dhe jo një pension përfundimtar, duke e lënë të hapur një derë në të ardhmen teksa shprehet; “Mund të vijë një moment kur mund të them, dakord ka ardhur koha për një aventurë të re, edhe pse tani nuk kam asnjë plan për të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll