Sport

VIDEO / Sassuolo befason Interin, Kumbulla mund Asllanin!

Duhet theksuar që Sassuolo, që ka shanse të reduktuara për qëndrimin në elitë, është e vetmja skuadër që e ka mposhtur dy herë Interin në këtë sezon.

5 Maj 2024, 00:21 Nga DOSJA
VIDEO / Sassuolo befason Interin, Kumbulla mund Asllanin!

ITALI - Sassuolo fiton minimalisht përballë kampionëve të rinj të Serisë A dhe ndez shpresën për mbijetesë. Ekipi i Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës (mbrojtësi kuqezi luajti titullar, ndërsa mesfushori qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol) morën maksimumin e pikëve pas një serie prej tri humbjesh dhe po kaq barazimesh, me shpresën që në tri javët e fundit të bëjnë mrekullinë.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Lauriente në fillim të takimit. Inzaghi aktivizoi nga minuta e parë Kristjan Asllanin, që u zëvendësua në minutën e 74-t nga Klaasen. Duhet theksuar që Sassuolo, që ka shanse të reduktuara për qëndrimin në elitë, është e vetmja skuadër që e ka mposhtur dy herë Interin në këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll