Sport

Mbrojtësi kuqezi i Lazios, Hysaj: “Po i kuptojmë gradualisht idetë e trajnerit të ri…”

Mbrojtësi kuqezi i Lazios foli me superlativa për punën e trajnerit kroat, teksa pranoi se i duhet të punojë shumë dhe të përshtatet me kërkesat e tij në fushën e lojës.

5 Maj 2024, 00:35 Nga DOSJA
Mbrojtësi kuqezi i Lazios, Hysaj: “Po i kuptojmë gradualisht

ITALI - Me Igor Tudorin në stol, Elseid Hysaj po përshtatet në një rol të ri, atë të mbrojtësit të krahut në rreshtimin me tre në prapavijë, aty ku po fiton besimin e kroatit dhe së fundi ka marrë edhe fanellën e titullarit.

Mbrojtësi kuqezi i Lazios foli me superlativa për punën e trajnerit kroat, teksa pranoi se i duhet të punojë shumë dhe të përshtatet me kërkesat e tij në fushën e lojës.

“Me Tudorin vrapojmë më shumë dhe natyrisht që na duhet ende të mësohemi. Ka shumë vend për përmirësim, por po punojmë shumë. Trajneri po punon shumë për të ndryshuar mentalitetin dhe qasjen e skuadrës në fushë, dhe ne që jemi aty, e shohim se si po ia del nga dita në ditë. Idetë e tij po i kuptojmë gradualisht dhe po i shfaqim në fushë”, u shpreh mbrojtësi kuqezi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll