Sport

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare më të vlerësuarit e mbrëmjes!

“Sofascore”, një sajt i specializuar për statistikat e futbollistëve i ka vënë mesfushorit shqiptar të zikaltërve notën 7.5, ndërsa mbrojtësit të huazuar nga Roma te Sassuolo notën 7.4.

5 Maj 2024, 00:25 Nga DOSJA

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare më të vlerësuarit e

ITALI - Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi me gol të Lauriente.

“Sofascore”, një sajt i specializuar për statistikat e futbollistëve i ka vënë mesfushorit shqiptar të zikaltërve notën 7.5, ndërsa mbrojtësit të huazuar nga Roma te Sassuolo notën 7.4.

Asllani, pavarësisht humbjes së Interit, ishte tepër i saktë në qarkullimin e topit, pozicional dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontribut maksimal në të dyja fazat e lojës.

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare më të vlerësuarit e

Edhe pse Inzaghi e zëvendësoi me Klaasen në minutën e 74-t, sërish u vlerësua me notën më të lartë mes lojtarëve zikaltër. Paraqitje mbresëlënëse edhe nga Kumbulla, që ishte i pakalueshëm dhe pozicional në mbrojtje. 24-vjeçari po merr minutat e duhura për të qenë një armë plus e Sylvinhos në finalet e Europianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll