Aktualitet

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina e turistit përplas "Benzin", përfundon në kanal

Automjeti tip "Dacia" i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip "Benz" me targa i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

4 Maj 2024, 13:35 Nga N.F
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, makina e turistit përplas
Aksidenti

FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit. Mësohet se dy mjete janë përplasur pas një manovër të gabuar parakalimit. Automjeti tip "Dacia" i marrë me qira nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip "Benz" me targa i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës.

Nga përplasja ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen. Raportohet se nga aksidenti është shkaktuar radhë e gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.

aksiden lushnje

Sondazh

Poll