Bota

Harroi të merrte kartën e identitetit, Boris Johnson nuk lejohet të votojë, largohet nga qendra e votimit

Mediat britanike raportuan të premten se Johnsonit iu tha nga stafi i qendrës së votimit në South Oxfordshire se ai nuk do mund të votonte pa kartën e identitetit të tij.

4 Maj 2024, 13:29 Nga S.B
Harroi të merrte kartën e identitetit, Boris Johnson nuk lejohet
Boris Johnson

LONDËR- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson u largua nga një qendër votimi pasi harroi të merrte me vete kartën e identiteti për të votuar në zgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat britanike raportuan të premten se Johnsonit iu tha nga stafi i qendrës së votimit në South Oxfordshire se ai nuk do mund të votonte pa kartën e identitetit të tij.

Johnson prezantoi Aktin e Zgjedhjeve që kërkon ID me foto në 2022 dhe ligji i ri u zbatua për herë të parë vitin e kaluar në zgjedhjet lokale. Por e enjtja ishte hera e parë që një numër i madh votuesish anembanë Anglisë dhe Uellsit u është dashur të paraqesin ID, si pasaportë ose patentë drejtimi, për të votuar.

boris johnson londer angli

Sondazh

Poll